Elmas e mbylli me Napolin,“Të kaltrit” përfitojnë 25 mln Euro

10 months ago 37
23:20 25/12/2023

Nga viti 2024 Eljif Elmas do të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, te skuadra Lajpcigut. Lojtari nga Maqedonia Veriore ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te klubi gjerman dhe do të bashkohet me grupin më 2 janar, kur të nisë grumbullimi në La Manga të Spanjës.

Largimin e trekuartistit nga skuadra e Napolit e pohoi më herët edhe presidenti Aurelio de Laurentis. Të kaltrit do të përfitojnë nga ky operacion 25 milionë euro. Napoli ndërkohë po mendon për zëvendësimin e 24 vjeçarit, i cili qëndroi te skuadra italiane për 4.5 vite.

Alternativa për të marrë vendin e tij janë Samardzic i Udinese, Kjaergaard i Salzburg si dhe Hojbjerg i Tottenham. Por larigmi i 24 vjeçarit duket se nuk do të jetë i vetmi tek italianët, pasi priten edhe 4 ikje të tjera. Klubi mund të huazopjë Zanoli-n, Ostigard, Zerbin dhe një mes Demme e Gaetano.

Kështu, në merkaton e dimrit Napoli mund të kryejë një revolucion të vërtetë, për të ndërtuar një ekip që t’u rikthehet suskseseve në fushë, pas paraqitjeve jo të mira në këtë sezon. “Të kaltrit” gjenden në vend të shtatë me 27 pikë në Serie A, 17 më pak se sa Interi kryesues.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article