Emigrantët, Rama: S’do e bënim për asnjë vend tjetër

11 months ago 10
15:41 11/11/2023

Marrëveshja nuk bie ndesh me Kushtetutën

Shqipëria nuk do të jetë e hapur për të bërë marrëveshje të tillë si ajo që u nënshkrua të hënën në Romë për azilkërkuesit, me asnjë shtet tjetër. Kryeministri shqiptar ka shpjeguar për “Corriere della Sera” edhe njëherë se akordi i arritur me Italinë, ishte një formë shlyerje e boxhit që Shqipëria ka ndaj shtetit që ka qenë gjithmonë për të kur ka pasur nevojë.

Edi Rama: Jo. Dhe ne nuk do të jemi të hapur për asnjë kërkesë, ashtu siç nuk ishim të hapur për kërkesa të ngjashme përpara se të na kërkonte Italia.

Rama i injoron akuzat e opozitës shqiptare dhe të Berishës se marrëveshja është antikushtetuese.

Edi Rama: Ligjet tona në këtë pikë janë të qarta, marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti në javët në vijim. Unë kurrë, nuk i përgjigjem në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, dhe as deklaratës së një politikani të shpallur non grata nga SHBA-ja për shkak të “korrupsionit të rëndë” që përfshiu familjen e tij dhe cënimit të demokracisë të vendit tonë. Nuk i komentoj as në shqip. Fatmirësisht, shqiptarët e dinë mirë se çfarë është emigracioni dhe mikpritja ndaj atyre në nevojë.

Kryeministri nuk shqetësohet për zhurmën që ka krijuar kjo marrëveshje, por as për ndonjë rrezik të mundshëm që mes azilkërkueseve mund të ketë dhe të inkriminuar apo dhe se shteti italian mund t’i braktisë emigrantët në Shqipëri.

Edi Rama: “Zhurma” si këto, siç ju i quani me të drejtë, nuk më shqetësojnë aspak.Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Thjesht duhet të kemi vullnetin dhe kujdesin për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët, të cilat përfshijnë edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve.Periudha e qëndrimit në territorin shqiptar nuk mund të kalojë maksimumin e lejuar nga legjislacioni italian për këtë çështje. Autoritetet italiane, në përfundim të procedurave të kryera në përputhje me legjislacionin e tyre, do të marrin masa për largimin e tyre.

Rama pranon se ka mbetur i befasuar nga reagimi i të majtës në Itali që sipas tij mund të bëjnë politikë të brendshme me kundërshtarët, por nuk kanë asnjë arsye të përfshijnë socializimin dhe ekzekutivin shqiptar në këtë debat.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article