Emir Sahiti shënon super gol në fitoren e thellë të Hajduk Splitit

10 months ago 26

Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti ka shënuar gol në fitoren e thellë të Hajduk Splitit me rezultat 3-0 ndaj Goricas, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit kroat.

Po luhej minuta e 69-të e kësaj sfidë kur Sahiti arrin të shënojë një super gol pas asistimit të Anthony Kalik.

Emir Sahiti makes it 3-0 for Hajduk and they are running riot here against Gorica.

Anthony Kalik with his first competitive goal contribution since the january of last year with an assist, Sahiti with his 2nd goal in last 2 games, 4 G/A in last 4. 🚨pic.twitter.com/e0z6Wjbchm

— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) December 2, 2023

Kjo njëherësh ishte paraqitja e 17-të e Sahitit për Hajduk Splitin, teksa ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime.

Sahiti vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës dhe ishte grumbulluar në sfidat me Greqinë dhe Irlandën Veriore në kuadër të Ligës së Kombeve ku ishte aktivizuar për disa minuta./Telegrafi/

Read Entire Article