Emiratet e Bashkuara Arabe hapin “fabrikën e parë të birrës” në Abu Dhabi

10 months ago 19

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur fabrikën e parë të birrës në Abu Dhabi pas dekadave të kufizimeve në prodhimin e alkoolit.

Lokacioni i ri, i quajtur “Craft by Side Hustle”, përmban një mikrobirrari dhe pub dhe u hap të shtunën në qendrën tregtare Galleria Al Maryah Island.

“Si themelues të lëvizjes lokale të artizanatit, ne e pranojmë përgjegjësinë që na është dhënë për të hapur mikrobirrarinë e parë artizanale të Abu Dhabit”, ka thënë bashkëthemeluesi i “Side Hustle Brews and Spirits”, Chad McGehee për mediat lokale përpara hapjes.

“Ne angazhohemi për të ofruar përvoja inovative dhe autentike [ushqimi dhe pije] të denja për standardet e larta të Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Alkooli është kufizuar në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe që kur u themelua në vitin 1971, megjithëse emiratet e ndryshme kanë mbajtur nivele të ndryshme ndalimi.

Për dekada, Dubai ka qenë një destinacion kryesor komercial dhe turistik, pjesërisht për shkak të ligjeve më pak të rrepta për konsumimin e alkoolit.

Në janar, emirati pezulloi një taksë 30 për qind mbi shitjet e alkoolit në atë që u pa si një apel për turistët perëndimorë dhe banorët emigrantë.

Fabrika e birrës “Side Hustle” është e para që hapet sipas një ndryshimi të rregullit të vitit 2021 në Abu Dhabi që lejon mbajtësit e licencës së alkoolit të fermentojnë pije alkoolike për konsum në vend. /Telegrafi/

Read Entire Article