Ndeshja me Argjentinën, Paraguai u ndalon tifozëve të veshin fanellën e Messi-t

22 hours ago 43

Paraguai pret Argjentinën të premten në Asuncion për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Të gjithë tifozët në Paraguaj duan të jenë në ndeshjen që do të zhvillohet në “Estadio Defensores del Chaco”, por për të parë nga afër skuadrën e Messit nuk duhet të veshin fanellën e tij.

Federata Paraguaiane dëshiron që tribunat të mbushen me fanella paraguaiane dhe për këtë arsye nuk do të lejojnë njerëzit të veshin fanellën e Messit.

“Tifozët me fanella të Argjentinës, Barcelonës ose Inter Miami me emrin e Messit nuk do të hyjnë në stadium. Ne duam që stadiumi të mbushet me ngjyrat e Paraguait në mënyrë që lojtarët tanë të ndjejnë mbështetjen nga tribuna. Ne jemi të gjithë anëtarë të ekipi në këtë ndeshje”, tha drejtori i përgjithshëm i federatës, Fernando Villasboa. /vizionplus.tv

Read Entire Article