Një kuzhinier i njohur televiziv rus që fliste hapur kundër luftës në Ukrainë dhe ishte vendosur në Londër, është gjetur sot i vdekur në një dhomë hoteli në Serbi, njoftojnë mediat. 52 vjeçri Alexei Zimin, i cili zotëronte restorantin Zima në qendër të Londrës, është gjetur i vdekur në udhëtimin e tij në Beograd. Ai nuk ishte kthyer prej kohësh në Rusi pas kritikave ndaj Vladimir Putin që prej pushtimit të Krimesë kur ndryshoi pushteti në Ukrainë në 2014. Edhe programi gastronomik i nisur prej tij në rrjetin NTV u ndalua në 2022 kur ai shpërndante këngë anti-luftë në rrjet, shkruan Daily Mail. Zimin, i cili është i martuar dhe ka një vajzë 17-vjeçare, kishte punuar më parë si kryeredaktor i revistës ruse GQ si dhe me publikimet Afisha Mir e Gourmet. Detajet e vdekjes së tij misterioze në Serbi janë ende të pakta dhe shkaku mbetet i paqartë.
Por rrjeti rus Moskvich tha se ai ishte gjetur i vdekur në një hotel në Beograd, ku kishte shkuar për të promovuar librin e tij të ri ‘Anglomania.’
Në një deklaratë të revistës Zima thuhej: ‘Alexei Zimin, drejtuesi projektit dhe i restorantit Zima ka ndërruar jetë. Ai nuk ishte vetëm një koleg por një njeri i dashur me të cilin kishim kaluar shumë. Falemnderit për fjalët tuaja të dashura për Alexei. Ne jemi në zi bashkë me familjarët e tij.’ Zimin ishte një shef kuzhine i njohur televiziv në Rusi, para se të ndalohej prej kritikave ndaj luftës në Ukrainë. Restoranti tij në Londër reklamon “kuzhinë ruse dhe moderne në qendër të zonës Soho’.
Zimin lë pas gruan Tatiana ‘Tanya’ Dolmatovskaya, stiliste e njohur dhe të bijën Varvara, 17 vjeçe.
Në një postim tre muaj pas nisjes së konfliktit në Ukrainë, ai shkruante: ‘Rusia do të jetë e lirë, në një mënyrë ose në një tjetër’. Ai është shfaqur gjithashtu në një video muzikore të kantautorit rus Bulat Okudzhava, me titull “Merr pallton dhe le të shkojmë në shtëpi”, duke iu referuar refuzimit të luftës dhe rekrutimit. Mes lirikave të saj përfshihen: “Lufta na vrau me mijëra, vite të nënave pa fëmijë, prandaj merr pallton dhe le të shkojmë në shtëpi”. Zimin i shtohet një liste të gjatë zyrtarësh rusë që kanë vdekur në mënyra misterioze që prej nisjes së konfliktit brutal në Ukrainë.//Daily Mail/