Emocione në BBVA: Meritoni surprizohet nga vëllai i tij Rinori

8 months ago 19

Meritoni, i konsideruar si njëri prej banorëve më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, përjetoi një moment të veçantë gjatë spektaklit të sotëm, ku u surprizua me një vizitë nga vëllai i tij Rinori.

Në një atmosferë të ngarkuar me emocion, Meritoni ndau me publikun lidhjen e ngushtë që ka me vëllain e tij.

“Është gjithçka për mua. Është gjithmonë me mua, kalojmë çdo gjë bashkë. Do më thoshte shijoje çdo moment aty brenda dhe trego edukatën dhe gjithçka kemi marrë nga prindit. Dhe sigurisht, mos e lëndo dikë aty brenda.” – u shpreh ai, duke reflektuar vlerat dhe ndikimin që Rinori ka në jetën e tij.

Foto: Big Brother Vip Albania/ YouTube

Ngjarja u bë edhe më e ndier kur dy vëllezërit u takuan, ndajnë një përqafim të gjatë dhe të ngrohtë, ku të dy ishin të pavendosur të ndaheshin.

Kjo skenë preku jo vetëm Meritonin dhe Rinorin por edhe shikuesit që ndiqnin spektaklin.

Rinori, duke mbajtur fort Meritonin, i përcolli këto fjalë inkurajimi: “Je shumë e fortë, mbahu! Ji i drejtë, i sinqertë. Të dua shumë! Të gjithë të mbështesim shumë. Gjithçka ka mbetur njësoj jashtë. Loja është shumë mirë. Jemi krenarë për ty. Sa për dasmën, u bë në kuadër të lojës. Gjithçka mirë.” – duke i dhënë Meritonit mbështetje dhe duke e njoftuar se jeta jashtë shtëpisë nuk kishte ndryshuar dhe se të gjithë ishin me të. /Telegrafi/

Read Entire Article