EMRAT/ Grabitja e supermarketit në Lezhë, në pranga dy punonjësit

2 weeks ago 22

Dy punonjësit e supermarketit në Lezhë që u grabit gjatë natës, Gëzim Biba dhe ⁠Tonin Nikolli janë arrestuar këtë të martë.

Sipas njoftimit zyrtar, ata ishin në ruajtje të sigurisë fizike të supermarketit, por nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij, si dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin e Policisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Lezhë ka vënë në pranga shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe shtetasin T. N., 55 vjeç, banues në Lezhë, të dy punonjës të shërbimit privat, i kontraktuar për ruajtjen e sigurisë fizike të supermarketit ku u krye vjedhja.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas më datë 28.10.2024, në orën 04:15, kanë shkuar për të verifikuar një sinjal alarmi te ky supermaket. Ata dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij, si dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin e Policisë. Mosveprimet e tyre dyshohet se kanë favorizuar autorët e vjedhjes, për kryerjen e krimit.

Materialet procedurale për të dy shtetasit i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkaq, vijojnë hetime intensive për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kësaj vjedhjeje. /vizionplus.tv

Read Entire Article