EMRAT/ Me “Glock” dhe “TT” gati për qitje, arrestohen 2 anëtarët e rrezikshëm të grupit kriminal në Vlorë

1 year ago 44
Reklamë

Një krim është parandaluar në Vlorë. Policia ka vënë në pranga dy anëtarë të rrezikshëm të bandave kriminale, të cilët u kapën me dy pistoleta të gatshme për qitje. Dy personat me precedent të theksuar kriminal, u kapën me armë zjarri “Glock” dhe “TT”, në ambientet e një lokali në Vlorë.

Së bashku me ta, u arrestuar dhe 4 të tjerë, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Ata dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Në pranga ranë shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.

Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të  mëtejshme.

Read Entire Article