EMRAT/ Të shtënat në Tiranë, policia: Autori i moshuar vrau një 55-vjeçar dhe plagosi një tjetër

10 months ago 11

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën, disa momente më parë. Raportohet se autor i të shtënave, që vranë një person dhe plagosën një tjetër, është 70-vjeçari, i identifikuar si Maliq Marku.

Shkak është bërë një konflikt çasti. Ngjarja u regjistrua në Laknas, ndërsa viktimë mbeti 55-vjeçari, Shefqet Hasa, dhe i plagosur 50-vjeçari, i identifikuar si Besim Keça. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article