Në Apelin e GJKKO/ SPAK kërkon 4 vite burg për Bllakon, Kokës t’i shtohet dënimi për “shpërdorim detyre”

2 hours ago 18

SPAK kërkon në Apelin e GJKKO-së ndryshimin e vendimit të shkallës së parë që shpalli të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Seanca në Apelin e GJKKO ka lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, duke raportuar detaje nga seanca në Apelin e Posaçëm, tha se prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Ish-ministri është dënuar në shkallën e parë të GJKKO me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article