Nxënësit e Niklës në protestë/ Kërkojnë rindërtimin e shkollës pas dëmtimeve të tërmetit më 2019

1 hour ago 20

Për të disatën herë, nxënësit e Niklës protestuan, duke kërkuar rindërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ramazan Karai”. Kjo shkollë, ku ata zhvillonin mësim, është shembur pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Gazetari Julian Shota raporton për Balkanweb se punimet për rindërtimin e saj filluan, por për shkak të rritjes së çmimeve, firma ndërtuese u tërhoq, duke e futur projektin në një ngecje të rëndë, pa një datë të saktë se kur ose nëse do të rifillojnë.

Edhe pse kjo është hera e disatë që prindërit dhe nxënësit protestojnë, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ministritë përkatëse apo nga Bashkia Krujë.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article