EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 17-vjeçari shqiptar

1 hour ago 28

Një aksident tragjik është regjistruar pak para mesnatës së kaluar në Castiglione del Lago të Italisë.

Një 17 vjeçar shqiptar kishte dal së bashku e shokun e tij me skuter, por një makinë me shpejtësi ka përplasur dy të rinjtë. 17-vjeçari Stiveni u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë, ndërsa miku i tij u plagos.

Sipas medieve të huaja, prokuroria e Perugias, prokurori Massimo Casucci, ka urdhëruar tashmë të gjitha analizat klinike për drejtuesin e makinës, një 40-vjeçar. Gjithashtu do të bëhen edhe hetime mjeko-ligjore në trupin e viktimës, si dhe për dëmtimet e marra nga i riu që mbeti i plagosur.

Automjetet u sekuestruan dhe po rihihen të gjitha kamerat e sigurisë aty pranë ngjarjes. /vizionplus.tv

Read Entire Article