Një 67-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen Dunavat në Gjirokastër.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se policia mori njoftimin në orën 17:58 se në lagjen Dunavat, pranë furrës së bukeës, një person është i bllokuar brenda në banesë dhe nuk përgjigjej thirrjeve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të repartit zjarrfikës, që bënë të mundur hapjen e derës së banesës.
Policia ka konstatuar se 67-vjeçari, i identifikuar si Sherif Dumi, u gjet i shtrirë në dysheme, pa shenja jete.
Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa do të jetë autopsia e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 67-vjeçarit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb