Emri/ I shpallur në kërkim, arrestohet 30-vjeçari në Korçë

8 months ago 25

DVP Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Kriptonite”, i zhvilluar një muaj më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale të mashtrimit, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe punësimit të paligjshëm.

I shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, Tiranë dhe vihet në pranga 30-vjeçari, Reval Hysenaj.

Sekuestrohet një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa, e cila iu gjet këtij shtetasi, në momentin e ndalimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. H., 30 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, Tiranë, në rrugën “Dalip Topi” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Kriptonite”, të zhvilluar më datë 28.12.2023, nga strukturat e DVP Korçë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article