Një tjetër aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Kuçovë, në hyrje të qytetit të Kuçovës.
Ngjarja ndodhi pikërisht në të njëjtin vend ku katër ditë më parë u regjistrua një aksident ne dy viktima dhe një të plagosur. Ka qenë automjeti, tip “Toyota Yaris”, që ka aksidentuar për vdekje 50-vjeçarin Bardhi Daullja, një endacak që mbledh kanaçe në qytet.
Automjeti që udhëtonte me shpejtësi e ka tërhequr disa metra zvarrë endacakun me biçikletë.
Viktima është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku iu nështrua autopsisë mjeko-ligjore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, 49-vjeçari Albert Mustafallari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb