EMRI/ Ja kush është shefi i komisariatit që u arrestua në Kurbin

11 months ago 16
Reklamë

Forca të shumta policie dhe SPAK kanë rrethuar pasditen e kësaj të hëne banesën dhe lokalin në Fushë-Kuqe të Gëzim Çelës, ish-punonjësi i policisë, i cili njihet edhe si baroni i drogës.

Deri tani janë lëshuar 15 urdhër arreste, ndërsa gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se në pranga ka rënë shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta.

Aksionet paralele po zhvillohen edhe në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin. Dyshohet se ky operacion është vijmësi e ‘Flakë në det’, ku u arrestua edhe nipi i tij Nerim Çela, 40 vjeç.

Read Entire Article