GJKKO ka rrëzuar kërkesën e një të dënuari, i cili është vendosur në regjim të posacëm 41 bis me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë. Bëhet fjalë për të dënuarin Erion Veizaj, i cili bazuar në urdhërin e Ministrisë së Drejtësisë, është izoluar në regjimin e posacëm me një afat 1 vjeçar.
Veizaj vuan dënimin për vrasjen e një polici, dhe kishte kërkuar në GJKKO anullimin e urdhërit që e vendoste atë në izolim.
Njoftimi zyrtar
1. Kërkuesi Erion Veizaj më datë 03.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: a) Konstatimin e paligjshmërisë të aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024;
b) Shfuqizimin e aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024;
c) Pas konstatimit të paligjshmërisë dhe shfuqizimit të aktit administrativ sipas pikës 1 dhe 2 të objektit të kërkesës ankimore të urdhërohet nga Gjykata lirimi i menjëhershëm nga regjimi i posaçëm, të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë në Institucionin e IEVP Peqin 41 BIS dhe vendosjen e tij në kushte normale vuajtje dënimi sipas Urdhërit të Ekzekutimit të Vendimit Penal dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor nr.812, datë 17.12.1999.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 471 e vijues të K.Pr.Penale, nenin 17 të ligjit nr.81, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr.265, datë 31.07.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Erion Veizaj, të paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit O.K, regjistruar me nr.265, datë 03.05.2024, për shfuqizimin e urdhërit nr.209, datë 16.04.2024 “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, si të pa bazuar në ligj dhe në prova.
2. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb