EMRI/ Magazinonte dhe shiste me shumicë pije alkoolike në kundërshtim me ligjin, procedohet 60-vjeçari në Lezhë

9 months ago 15

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ethanol”.

Gjatë operacionit, në një subjekt privat në qytetin e Lezhës, janë gjetur më shumë se 300 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pa dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e tyre. Shishet me pije alkoolike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratorin e këtij subjekti, Hamza Celami, 60 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article