EMRI/ Mirditë, në kërkim si person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 29-vjeçari

1 week ago 38

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim.

I riu, Aleksandër Senaj (Ndoj), kërkohej përkrime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie.

Gjatë arrestimit, uniformat blu i gjetën një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

“A. S. Alias A.N, 29 vjeç,  banues në Dukagjin i Ri, Thumanë, Krujë, i dënuar më parë në shtetin Italian për vjedhje me armë. Ky shtetas po përgatitej për tu larguar në mbrëmje ilegalisht drejt Italisë.

Gjatë operacionit, në momentin e kapjes, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale  këtij shtetasi i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 (një) armë zjarri pistoletë Bereta, me fishek në fole gati për qitje por nuk ka mundur dot të reagojë pasi ndërhyrja e shërbimeve  të Policisë ka qenë e befasishme dhe e shpejtë.

-Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mirditë për veprat penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarakë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 15.10.2024.

29 vjecari në bashkëpunim me shtetasin K.B alias K.M, (i cili aktualisht ndodhet në Itali dhe është shpallur në kërkim) në ambientet e një subjekti privat (karburant), në rrugën e Kombit në Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe kanosur me armë zjarri për dhënie pasurie pronarin e këtij subjekti  shtetasin A.Xh.

-Gjithashtu ndaj shtetasit  A. S., alias A.N, në shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm   Tiranë, i ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në Burg”, në mungesë,  për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” e ngelur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarri dhe municioneve luftarak”, pasi:

Më datë 11.08.2024, në vendin e quajtur Dukagjin i Ri, Krujë, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të  një automjeti me të cilin  udhëtonte një shtetase rumune”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article