Enrique: PSG, jo e fiksuar me Champions

1 year ago 32
Reklamë
18:46 18/09/2023

Trajneri Luis Enrique deklaroi se fiksimi për ta fituar Ligën e Kampioneve vetëm sa e dëmton PSG në prag të sfidës së parë të kompeticionit për këtë sezon kundër Borusia Dortmund. Klubi parisien ka qenë më i suksesshmi në Francë që kur u ble nga Katar Sports Investments në vitin 2011, ndërsa e ka fituar kampionatin nëntë herë. Ekipi ka triumfuar edhe në kupat vendase, por në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit ka dështuar.

Enrike foli për sfidën ndaj verdhezinjve, që është e para e Grupit F, ku bëjnë pesë edhe Njukestëll dhe Milani, që e ka fituar kompeticionin 7 herë.

“Këtu nuk ka presion! Ne po punojmë sepse jemi konkurrentë dhe klubi është i vendosur të fitojë çdo kompeticion, përfshirë edhe këtë. Por nuk jemi të fiksuar pas Ligës së Kampionëve. Ne duam të arrijmë në majë dhe e dimë rrugën! Është e gjatë, duhet të punojmë, duhet ta bëjmë hap pas hapi, është një garë shumë e vështirë për t’u ndjekur. Por kjo ndodh në fushë dhe puna që bëjmë çdo ditë që do të japë rezultate”.

Aktualisht PSG është në vend të pestë në renditjen e Ligue 1 me tetë pikë pas pesë sfidave. Nisja nuk ka qenë e mirë me Enriken në stol, ndërsa ka fituar dy nga pesë ndeshjet e Lig 1. PSG mund 3-2 nga Nice të premten në “Park de Prins”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article