Enrique tregon për herë të parë kush është futbollisti më i mirë në botë, çuditërisht e harron Messin

1 year ago 45
Reklamë

Luis Enrique ka disa muaj që ka marrë drejtimin e Paris Saint Germain dhe e ka nisur aventurën franceze me fitore në Ligën e Kampionëve.

PSG ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të pastër 2-0 për të marrë një nismë të mbarë në garën më të madhe evropiane për klube.

Trajneri spanjoll ka qenë i qartë pas kësaj ndeshje, duke thënë se ylli francez i skuadrës së tij Kylian Mbappe është futbollisti më i mirë në botë.

“Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë, më besoni”, tha fillimisht Enrique.

“Më shumë se aftësitë e tij teknike, ajo që më ka bërë përshtypje është cilësia e tij njerëzore. Është kënaqësi ta kesh atë në dhomën e zhveshjes”

“Mbappe është një lider që ka gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e tij”, ka thënë trajneri spanjoll.

Imagjionin ta thoni një gjë të tillë pasi keni trajnuar më parë shtatë herë futbollistin më të mirë në botë Lionel Messin? Por Enrique e tha dhe tani ka shumë pyetje nga tifozët në rrjetet sociale.

Shumë tifozë kanë parashtruar pyetje në rrjetet sociale nëse në kontratat e anëtarëve të PSG-së është e shkruar që duhet thënë gjëra të tilla për Mbappen.

Gjithsesi Mbappe është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ai padyshim se është njëri nga më të mirët në botë. /Telegrafi/

Read Entire Article