Epidemia e dëmtimeve godet Real Madrid

10 months ago 12
20:28 04/12/2023

Dhimbje koke për Carlo Ancelotti, Carvajal mbyll vitin në infermieri

Lista e dëmtimeve te Real Madrid vazhdon të rritet. ‘Los Blancos’ kanë humbur tashmë shtatë lojtarë, duke vuajtur jo pak. I fundit që bashkohet në infermierinë e klubit mbretëror është mbrojtësi, Dani Karvahal.

31-vjeçari u largua duke çaluar nga fusha në duelin ndaj Granadës, lëndim që në skenarin më të mirë do e lë jashtë skuadrës për të paktën 3 javë. Karvahal mund të humbasë ndeshje kyçe në sezonin e ngjeshur.

Gjashtë sfida pa spanjollin në skuadër, me Ancelottin që nuk do e kishte për duelet me Real Betis, Villareal, Alaves, Mallorca në kampionat dhe Union Berlin në Champions League, por edhe në duelin e Kupës së Mbretit përcaktuar për në Janar. Ideja është që ai të mund të kthehet për Superkupën në Arabinë Saudite, kundër Atletico Madrid më 10 Janar.

Në mungesë të tij, Lukas Vazkez do të merrte vendin e mbrojtësit, gjithsesi, alternativë është edhe Naço Fernandes. Në infermierinë e Real Madrid gjenden futbollistë tepër kualitativ, si Militao, Kurtua, Vinisius dhe Tshuameni.

Epidemia e dëmtimeve mund të ndikojë jo pak tek performanca e skuadrës spanjolle, që momentalisht kryeson kampionatin me pikë të barabarta me Zhironën, ndërsa u kualifikua në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article