‘Epokë Blaugrana’ në MLS

6 months ago 23
Reklamë
23:51 20/02/2024

Messi, Suarez, Alba e Busquets tentojnë titujt me Inter Miami

Sezoni i 29-të në Mexhor Ligë Soker pritet të dhurojë surpriza të mëdha. Kjo falë edhe përfshirjes së disa lojtarëve që kanë zgjedhur kampionatin amerikan të futbollit për të kaluar ndoshta vitet e fundit të karrierës. Por ajo që do të tërheq më shumë vëmendjen është padyshim ish-ët e Barcelonës. Lionel Messi, Luis Suarez, Zhordi Alba dhe Sergio Buskets do të luajnë me Inter Miami që nga fillimi i sezonit.

Një shans i artë për tifozët e futbollit amerikan, kryesisht ato të skuadrës nga Florida që presin shumë nga kjo katërshe e cila ka fituar thuajse gjithçka në karrierë. Iluzione që tashmë janë reflektuar edhe në fusha të ndryshme.

Shitja e biletave, sponsorizimet, abonimet në stadiume dhe shitja e fanellave është rritur në nivele të larta. Për më tepër, për të parë ndeshjen e parë të Inter Miami do të jetë e shtrenjtë për tifozët. Biletat variojnë nga 250 deri në 7820 Dollarë, shifra që mbushin edhe arkat e klubit që këtë sezon ka objektiva të shumta.


Të ngjashme

Read Entire Article