Erling Haaland bën historinë me pesë golat e shënuara kundër Luton Town

7 months ago 10

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland bëri histori për Manchester Cityn të martën mbrëma pasi shënoi pesë gola kundër Luton Town.

Haaland dha një paralajmërim të theksuar për rivalët e Cityt në Ligën Premier me pesë golat e tij në fitoren 6-2 të Cityt në Luton në kuadër të FA Cup.

Reprezentuesi norvegjez ishte rikthyer kohët e fundit pas dy muajsh jashtë me një dëmtim në këmbë dhe fillimisht kishte marrë kohë për t’u kthyer në gjendje të plotë fizike. Megjithatë, ai tani beson se është gati të drejtojë Cityn drejt një tjetër triumfi të trefishtë.

Kundër Lutonit, 23-vjeçari bëri histori duke u bërë lojtari i parë i Cityt që shënon pesë gola në një lojë më shumë se një herë.

Ai gjithashtu u bë lojtari i parë i Cityt që nga Frank Roberts në një fitore 11-4 ndaj Crystal Palace në 1926 që shënoi pesë gola në një ndeshje të FA Cup.

#FACup, #Haaland fa paura: 5 #gol e #record battuto dal 1926 – #sportpress24 https://t.co/iHGg1K2oM9 @ManCity @LutonTown @ErlingHaaland @premierleague

— Stefano Ghezzi (@sghezziofficial) February 28, 2024

Haaland ka thyer disa rekorde që kur mbërriti në Etihad Stadium në vitin 2022, duke shënuar 30 gola më shumë se çdo sulmues tjetër i Ligës Premier nga ajo kohë.

Katër nga pesë golat e Haaland në Luton u asistuan nga Kevin De Bruyne me dyshen duke u bërë ndër partneritetet më të frikshme në futbollin botëror. /Telegrafi/

Read Entire Article