Ermal Krasniqi drejt Sparta Prages, mungojnë vetëm detajet

3 months ago 21
Reklamë

Ermal Krasniqi është vetëm një hap larg transferimit te Sparta Praga.

Reprezentuesi i Kosovës që është aktualisht pjesë e Rapid Bukureshtit, do të ndryshojë ambient këtë verë.

Telegrafi mëson se kampioni aktual i Çekisë po ofron dy milionë euro për kartonin e Krasniqit.

Në anën tjetër, klubi rumun nuk dëshiron të heq dorë aq lehtë nga Krasniqi, ndërsa kërkon një shifër më të lartë.

Por, dy klubet janë në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje për Ermalin dhe në ditët në vijim pritet edhe të arrihet akordi.

Anësori 25-vjeçar ka kontratë me klubin rumun deri në vitin 2025, derisa vlera e tij aktuale sipas Transfermarkt shkon deri në 1.5 milion euro.

Spara Praga dëshiron që sa më shpejtë ta finalizojë transferimin e Krasniqit, pasi e sheh atë si një përforcim të madh – shkaku që mund të luajë në të dy krahët e sulmit dhe si 10-sh.

Sezonin 2023/24, Ermali te Rapid Bukureshti e mbylli me gjashtë gola dhe pesë asistime – statistika këto të shkëlqyera, duke ditur se ai kompletoi transferimin në janar të këtij viti. /Telegrafi/

Read Entire Article