Ermal Krasniqi synohet nga Al Riyadh

1 year ago 288
Reklamë
13:50 08/07/2023

Arabet bëjnë gati 5 mln Euro për sulmuesin e kombëtares së Kosovës

Edhe futbollistë shqiptarë në radarin e milionave të Arabisë Saudite. Sipas asaj që raportohet në mediat rumune, në lupën e dëshirave të klubeve nga Lindja e Mesme ka përfunduar edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi.

24-vjeçari ka ngjallur interesin e Al Riyadh, skuadër që ka bërë edhe ofertën e parë te Cluj. Shifra duket e kënaqshme për skuadrën rumune, pasi ofron 5 milionë Euro për kartonin e ish-lojtarit të Ballkanit, por mënyra se si klubi saudit synon ta bëj marrëveshjen nuk bind.

Propozimi i Al Riyadh është që blerja të bëhet me disa këste, ndërsa Cluj synon që ajo të ndodh me vetëm dy. Bisedimet do të vazhdojnë të jenë intensive në këto ditë dhe ka gjasa që Krasniqi të firmos në Arabinë Saudite.

Ermal Krasniqi në sezonin e fundit regjistroi 22 paraqitje në të gjithë garat, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 2 asistime. Kontrata me gjigantin rumun e lojtarit të kombëtares së Kosovës vlen deri në verën e vitit 2026.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article