Ernest Muçi shënon golin e parë me fanellën e Besiktasit, goditja nga distanca dhe topi në rrjetë

7 months ago 6

Ernest Muçi ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën e Besiktasit në Superligën e Turqisë.

Besiktas po luan si mysafir i Istanbulspor, ku është duke fituar me rezultat 2-0, ku në pjesën e parë shënoi Semih Kilicsoy.

Me të filluar pjesa e dytë, Ernest Muçi pranoi një top jashtë zone dhe me një goditje të bukur shënoi për 2-0.

Ernest Muçi'nin Beşiktaş formasıyla ilk golü.pic.twitter.com/vepEBZFKI4

— tweet beşiktaş (@tweettbesiktas) February 25, 2024

Ky ishte goli i tij i parë me gjigantët turq prej se kaloi gjatë afatit kalimtar të janarit nga Legia Varshava.

Muçi ka arritur të zë vend në formacion, ndërsa është kthyer në idhull të tifozëve të Besiktasit. /Telegrafi/

Read Entire Article