Paraqitje e shkëlqyer e peshëgritësit kuqezi Ertjan Kofsha, në Kampionatin Europian për moshat deri në 23 vjec, që po mbahet në Raszin të Polonisë.
Shtangisti nga Shtërmeni u shpall nënkampion Europe, duke fituar një medalje ari dhe dy argjendi.
Paraqitje mbresëlënëse e Ertjan Kofshës që konfirmohet një prej talenteve më premtues të shtangës shqiptare, si pasardhës i denjë i dyshes Briken Calja dhe Erkand Qerimaj.
Kofsha bëri një garë spektakolare në stilin e shkëputjes, duke ngritur 162 kg, ndërsa në shtytje shkoi deri në 192 kg, duke marrë medaljen e argjendit.
Me 354 kg në total në dygarësh, ai u rendit në vendin e dytë duke e humbur të artën në dygarësh vetëm për 1 kg diferencë nga vendi i parë. /vizionplus.tv