Vetëm pak momente më parë deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka hyrë në ambientet e Policisë së Tiranës për të kryer vetëdorëzimin e tij te autoritetet.
Para godinës së policisë së kryeqytetit mbështetës dhe simpatizantë të shumtë kanë pritur demokratin dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për të.
“Ervin, na ke ne. Mos u dorëzo kurrë”, iu drejtuan disa prej tyre Salianjit, ndërsa ky i fundit nënvizoi se kjo betejë nuk përfundon.
“Kam thënë është një betejë që nuk përfundon, nuk është e lehtë. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. Shumë miq që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Kjo qeveri ka mbjellë varfëri dhe banditët kudo. Ne do t’i çmontojnë banditët”, u shpreh Salianji para se të hynte në ambientet e Policisë së Tiranës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb