Është mysliman, por feston Krishtlindjet – Salah me mesazh edhe për bombardimet në Gaza

10 months ago 37

Mohamed Salah ka postuar një foto të një peme të dekoruar të Krishtlindjeve në Instagram me një mesazh në lidhje me bombardimet e përditshme në Gaza.

Në vitet e mëparshme, egjiptiani u përball me kritika për festimin e festës më të madhe të krishterëve, dhe tani ai vendosi të postojë një foto bardh e zi të një peme të dekoruar të Krishtlindjeve.

Bashkë me foton ai ka shkruar një mesazh paqeje duke thënë se ai është me familjet e viktimave nga bombardimet në Gaza nga forcat ushtarake izraelite.

“Krishtlindja është koha e vitit kur familjet mblidhen për të festuar këtë festë. Me luftën brutale që po vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht me vdekjet dhe shkatërrimin në Gaza, këtë vit Krishtlindjet vijnë në një kohë të vështirë ku ne ndajmë dhimbjen e atyre familjet që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. Ju lutemi mos i harroni dhe mos u mësoni me vuajtjet e tyre. Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar Salah në Instagram.

Shtojmë se egjiptiani ka shënuar 16 gola me tetë asistime në 25 ndeshjet e luajtura këtë sezon për Liverpoolin, i cili aktualisht është i dyti në tabelë. /Telegrafi/

Read Entire Article