“Është një fans i madh i tij”, Fabrizio Romano zbulon trajnerin e preferuar të Florentino Perezit

6 months ago 3

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar emrin e trajnerin që është i preferuari i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Ancelotti pritet të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të sezonin të ardhshëm dhe Xabi Alonso shihet si favorit për të qenë pasues i tij, pasi sipas Romanos, ai është edhe i preferuari i presidentit Perez.

“Xabi Alonso ka një tifoz të madh si Florentino Perez te Real Madridi. Florentino ka qenë i dashuruar me Xabin që nga dita e parë, që kur ishte lojtar, për shkak të stilit të tij, ideve të tij për të tashmen dhe të ardhmen”.

“Alonso ka qenë gjithmonë një nga lojtarët dhe njerëzit e preferuar të Florentinos në klub, dhe ndjenja mbetetende.

“Florentino beson se Xabi ka gjithçka për të qenë trajner i Real Madridit”, ka thënë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, në podcastin e tij Here We Go.

Ka më shumë gjasa që Alonso të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit në vitin 2025 kur i skadon kontrata e Carlo Ancelottit.

Alonso u bë trajneri më i kërkuar në Evropë pas një ecurie të jashtëzakonshme me Leverkusen që i ka bërë ata të kalojnë 40 ndeshje të pamposhtur këtë sezon.

Megjithatë, vendimi i tij për të vazhduar me Bayer sezonin e ardhshëm është marrë si një sinjal i qartë për Real Madridin. /Telegrafi/

Read Entire Article