“Është rezervuar për...”, vjen ‘parashikimi’ jo i mirë/ Ja çka duan të bëjnë ndërkombëtarët me veriun e Kosovës

3 weeks ago 5
Reklamë

Ura e Ibrit është çështja e cila vazhdon të komentohet tash e disa javë.

Të hapet apo të mos hapet, të dëgjohen ndërkombëtarët apo të zbatohet kushtetueshmëria edhe në atë pjesë të vendit, janë diskutimet që vazhdojnë të bëhen në Kosovë.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit dhe qëndrimet kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, dhe Bashkimit Evropian lidhur me këtë hapje.

Kryeziu ka theksuar se pavarësisht bazës juridike për hapjen e urës, vendimi për hapjen e saj varet nga KFOR-i, i cili e vlerëson nëse është koha e duhur për një hap të tillë.

“Këtu ka pasur indice për disa pasoja të paparashikueshme. Edhe e kanë këtë detyrë, planin që e kanë nuk dëshirojnë me e humbë. Ata janë këtu për paqe. Në raport me qytetarët serbë ne e kemi detyrë demokratike integrimin e tyre. E kam cekur disa herë jo integrimin policor dhe ushtarak, në mënyrë demokratike përmes demokracisë, respektivisht përmes zgjedhjeve. Këto situata që kanë ndodhur në aspektin ligjore janë në rregull. Për hapjen e urës ka edhe bazë juridike, sepse është marrëveshja e 2015 po ashtu është vendimi që kanë arë dy asamble… Ata konstatojnë, ata dinë më mirë, edhe e kanë obligim. Dhe duhet t’iu besojmë. Ata janë të interesuar Kosovën me ndërtu, serbët me i integru”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu gjithashtu theksoi se Kosova ende nuk ka sovranitet të plotë, duke shpjeguar se siguria e vendit është në dorën e KFOR-it.

Sipas tij, kjo do të thotë që në rrethana të caktuara, edhe kryeministri i Kosovës mund të “arrestohet”/”ndalohet” nga KFOR-i nëse është i përfshirë në destabilizimin e vendit.

“Sovranitetin nuk e kemi të plotë. Arsyeja është se segmentin më të rëndësishme të një shteti e ka në mbikëqyre forcat ushtarake të huaja, respektivisht KFOR-i. Kështu që ne duhet ta kemi parasysh këtë, nuk kemi sovranitet të plotë.

Sovranitetin dhe integritetin territorial e kemi të bartur të KFOR-i. Këta në moment të caktuar urdhërojnë, bëjnë biseda dhe të urdhërojnë, ta urdhërojnë edhe kryeministri, edhe ta arrestojnë kryeministrin. Ka të drejtë. Detyrë e ka (ta arrestojë). Nëse vjen deri te destabilizimi total i situatës që ata kanë investuar edhe në aspektin ushtarak edhe në aspektin financiar… e ndalon ta quajë, jo ta burgosë, e ndalon në veprim”, ka shtuar Kryeziu.

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e Kryeziut, gjersa është pyetur se kush do t’i dilte në “krahë” Kurtit në rast të arrestimit.

Ai thotë se, institucionet e Kosovës kurrë nuk kanë kërkuar dhe as nuk e kanë mësuar pse veriu i Kosovës ka mbetur me status të veçantë.

Image

Hafir Hoxha

Sipas tij, për ta hapur urën e veriut Qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë përgjigje me shkrim cilat janë arsyet e logjikshme, që ura është mbyllur dhe veriu ka status të veçantë

“Në drejtësi nuk ekziston as një individ mbi ligjin në shtetet demokratike , kjo vlen për SHBA-në ku dihet si po veprohet me ish presidentin Trump, e kjo vlen edhe me kushtetutën e shtetit të Kosovës, ku sot në burg ende pa u gjykuar kemi ish- kryeministra dhe ish- kryetarin e shtetit të Kosovës. SHBA, BE e pastaj edhe NATO (KFOR ) kanë qëndrim të njëjtë dhe të përbashkët sa i përket iniciativës së kryeministrit Kurti për të hapë urën për qarkullim të automjeteve në Mitrovicë. SHBA, BE dhe KFOR kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që mos të merr vendim pa u pajtuar me palën serbe, e cila në Kosovë nuk është më aktive në politikë, as nuk ka Albini as me kënd të bisedojë me serbët lokalë më veri, por edhe sa ishin aktiv në politikë serbët e Kosovës ishin dhe janë të dirigjuar nga presidenti serb Vuqiç i cili ka politik destruktive dhe nuk pajtohet që të hapet ura. Unë mendoj se institucionet e Kosovës kurrë nuk kanë kërkuar, e as nuk e kane mësuar pse veriu i Kosovës ka mbetur me status të veçantë!? Pra për ta hapë urën e veriut Qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë përgjigje me shkrim cilat janë arsyet e logjikshme, që ura është mbyllur dhe veriu ka status të veçantë, pse kurrë nuk janë angazhuar të lartpërmendurit që t’u ndihmojnë dhe t’ua mundësojnë Qeverive të Kosovës deri tani të shtrinë sovranitetin dhe integritetin territorial në veri!? “, deklaron Hoxha.

Ai përmend faktet që serbët janë ata që shkaktojnë probleme në veri, ndërsa me hapat që ka ndërmarrë qeveria tregojnë se ka mundësi që veriu të barazohet me pjesët tjera të Kosovës.

“A kanë pasur mundësi që SHBA, BE, KFOR të garantojnë siguri dhe veriu i Kosovës të integrohet tërësisht në Kosovë njëjtë sikur enklavat tjera me serbë sikur Shtrpca , Ranilluku, Kllokoti , Parteshi dhe shumë vendbanime serbe në Kosovë që nuk kanë status të veçantë dhe nuk kanë pasur një problem me popullatën shqiptare shumicë, as për siguri, e as për as një çështje tjetër. Pra me këto fakte ne tregojmë se nuk jemi ata që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, për veriun pra janë serbët ata që shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve. Tani Qeveria e Kosovës me hapat që i ndërmori që nga sulmi i grupit terrorist serb në Banjsko, heqja e institucioneve paralele serbe në veri, heqja e përdorimit të valutës ilegale, postave, të mbrojtjes civile etj. tregojnë se ka mundësi dhe mundet edhe veriu të barazohet me pjesët e tjera të Kosovës, pa u dëmtuar pakica serbe në asnjë aspekt, e as çështja e sigurisë në tërësi”, pohon Hoxha.

Ai konsideron se veriu po “ruhet” nga ndërkombëtarët për Serbinë pas shkëputjes së saj nga ndikimi rus.

“Pra nuk është arsye dhe pretekst eventual çështja e degradimit të çështjes së sigurisë nëse hapët ura, problem është që nëse ura hapet, dëmtohen arsyet e pa njohura që i japin veriut të Kosovës statut të veçantë, e që unë rregullisht e kam përmend dhe i kemi kuptuar se veriu i Kosovës është rezervuar për të bërë kompromis përfundimtar nëse Serbia bëhet gati të pranojë të bëhet pjesë e BE dhe e NATO-s ku Vuqiç, Daqiç, Beranbiç e Gjuriç etj. janë të gatshëm ta bëjnë këtë hap, por ende kisha ortodokse serbe nën mbikëqyrjen e kishës Ruse dhe Putinit përmes radikalëve serbë, grupeve të ndryshme të biznesit nëse shikojmë avokatët e prokuriferët, mes disa gjeneralëve të policisë dhe ushtrisë kontrollojnë të gjithë delegatët e parlamentit serb në forma të ndryshme, nga mitoja, korrupsioni, frika, shantazhimi, kërcënimet etj. që mos të pranojnë kurrsesi që Serbia t’i kthejë shpinën Rusisë. Nëse SHBA, BE dhe KFOR arrijnë të shkëpusin ndikimin rus në Serbi atëherë Serbia kthehet në BE dhe NATO, për këtë do t’i takojë shpërblimi dhe për këtë ata do ta shpërblejnë me veriun e Kosovës. Prandaj, ajo pjesë ende nuk guxon të integrohet tërësisht në sistemin e Kosovës me qëllim që për arsye më të mëdhaja pastaj të bëhet rishqyrtimi i kufirit dhe marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, shton ish- ushtari.

Tutje, ai thotë se secili politikan mund të bëjë çfarëdo në politikë të brendshme, porn ë të jashtme nuk ka kapacitet të ndryshojë diçka.

“Nëse Albin Kurti apo kushdo lider tjetër i dëmton projektet afatgjate të SHBA-së dhe të NATO-s atëherë kujt do mundet t’i gatuhet çfarëdo kulaqi që fërgohet nga fuqia e ndikimit. Në bazë të mozaikut politik që shihet sot të gjithë liderët kanë përfunduar jo normalisht karrierat e tyre politike e që e i kanë ndihmuar këtyre faktorëve të fuqishëm të vijnë me projekte të tyre të fuqishme nga shpartallimi i ish- Jugosllavisë dhe futja e atyre republikave në NATO pos Serbisë që po vonohet dhe që është detyra e fundit, prandaj secili politikan në Ballkan do ta ketë kohën dhe vendin e kufizuar se kur ku çka mundet të bëjë në politik të brendshme, kurse për politikë të jashtme nuk kanë fuqi as kapacitet të ndryshojnë diçka, pos të jenë të dëgjueshëm! Prandaj nga një herë edhe të dëgjueshmit kanë pasur si rasti i Thaçit, ndoshta për të i plotësuar dëshirën Serbisë, e nuk është e habitshme nëse i ndodhë ashtu edhe Albinit ky bile është më pak i dëgjueshëm!”, përfundon Hoxha.

Read Entire Article