“Është thikë me dy presa” – Enxhi Nasufi tregon eksperiencën në moderimin e ‘Fan Club’

8 months ago 11

Enxhi Nasufi e quajti “thikë me dy presa” moderimin në Fun Club.

E ftuar në “Live from Tirana”, fituesja e “DWTS” tregoi eksperiencën dhe si nisi çdo gjë.

“Kur m’u propozua isha shumë e lumtur. E kam manifestuar në kokën time pavarësisht se nuk e kam shprehur. Pasi më erdhi ftesa nuk e mendova dy here, por pranova menjëherë. Unë jam në ekran çdo mëngjes me “Wake Up” por është sfiduese të mbash një emision të tërin vetëm, më pëlqejnë sfidat.” – u shpreh Enxhi.

Foto: Enxhi Nasufi/Instagram

Puntata e parë ishte shumë mirë mendoj. Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për mua. Kam pafundësisht gjëra për të përjetuar dhe mësuar gjatë këtij rrugëtimi. Është format delikat, përfshihen emocione njerëzish që janë jashtë, familjare apo miq dhe në të gjithë këtë përfshirjen lehtësisht mund të gabosh.”

Siç ishte rasti me shoqen e Ledjonës e cila erdhi me një vendim gjykate, me një ‘voice’ në telefon ku flitej për dhunë. Për mua si moderatore është thikë me dy presa. Duhet të jesh emocionale por jo edhe aq”, tregon moderatorja.

Foto: Enxhi Nasufi/Instagram

Si i ke marrëdhëniet Enxhi me dy opinionistët e “BBV Fan Club”, Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka? – ishte pyetja drejtuar Enxhit.

“Më pëlqen sepse janë po aq sa të ndryshëm po aq edhe njësoj. Nuk ju shpëton gjë, janë pikantë, duhet të jenë në fakt sepse diskutohen gjëra të ndryshme. Kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Mendoj që edhe puntatat e tjera do të shkojnë edhe akoma më mire.” – tha Enxhi. /Telegrafi/

Foto: Enxhi Nasufi/Instagram
Read Entire Article