Në Komisionin Hetimor parlamentar për sistemin TIMS, u diskutua për ndërhyrjen në këtë sistem. Deputeti demokrat Asllan Dogjani deklaroi se ndërhyrja në sistemin TIMS është tradhti kombëtare. Sipas tij, ndërhyrja në të dhënat personale është vepër e rëndë kriminale.
Ndërsa, deputeti socialist Laert Duraj tha se çdo propozim i ekspertëve duhet që të diskutohen pikë për pikë, përpara votimit.
Asllan Dogjani: Ky skandal që ka ndodhur prek për gjithë qytetarët shqiptarë. Ndërhyrja në sistemin TIMS është një vepër shumë e rëndë kriminale, pavarësisht se në Shqipëri ndodhin shumë gjëra, aq sa nga një skandal kalohet në një tjetër. Unë e vlerësoj si ngjarje shumë të rëndë. Ne na lë të dyshojmë se të dhënat janë marrë për t’i përdorur për qëllime kriminale, më e pakta janë shkelur të drejtat e qytetarëve. Marrja e të dhënave mund të cënojë sigurinë kombëtare. Është tradhti kombëtare, kur ndërhyhet kështu.
Laert Duraj: Komisioni ta çojë deri në fund misionin e tij. Por brenda frymës për të cilën është ngritur. Unë mendoj se të gjitha propozimet e ekspertëve të diskutohen pikë për pikë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb