Espanyoli vonon rinovimin e Keidi Bare

7 months ago 23
Reklamë
21:05 26/01/2024

Cadiz e Olimpiakos gati ofertën për mesfushorin shqiptar

Keidi Bare është një tjetër futbollist kuqezi që pritet të ndryshojë skuadër për pjesën e dytë të sezonit. Edhe pse mbetet një prej lojtarëve më të mirë te Espanyol, me katalanasit që nuk duan të privohen prej tij, mesfushori ka ngjallur interesin e disa ekipeve.

Cadiz ka vënë në fokusin e saj mesfushorin shqiptar. Skuadra e elitës në futbollin spanjoll shikon tek 26-vjeçari profilin ideal për të forcuar ekipin. Por në gjurmët e tij gjendet edhe Olympiacos.

Gjiganti grek e konsideron shqiptarin si mjaft të rëndësishëm në rrugën drejt titullit kampion. Në favorin e dy ekipeve gjendet edhe kontrata e Bares, që skadon në fund të sezonit aktual. Espanyol dëshiron ta mbajë akoma dhe më shumë mesfushorin, por një ofertë e kënaqshme financiare do e detyronte për të shmangur largimin me kosto zero.

Në nëntë takime me trajnerin aktual në stol, Keidi Bare ka grumbulluar vetëm 311 minuta me Espanyolin. Në fakt, ai ka startuar në vetëm tre ndeshje me trajnerin e ri, i cili preferon të zgjedhë opsione të tjera në pozicionin e talentit shqiptar.

Vlera e Bares në treg përllogaritet në 3 milionë Euro, gjithsesi, shifra për të bindur Espanyol mund të jetë më e vogël, duke parë edhe afrimin e skadimit të kontratës. Bare synon të marrë minuta të vlefshme për të qenë i grumbulluar me kombëtaren shqiptare në Euro 2024.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article