Euro2028, organizatorët do luajnë kualifikueset

1 year ago 88
Reklamë
23:07 19/09/2023

Turneu i radhës do i besohet pesë shteteve të gadishullit britanik

Për herë të parë në histori, shteti pritës i Europianit do të luaj kualifikueset e turneun. Kjo është ideja që po qarkullon në mediat botërore. Sipas gazetës angleze “The Times” kjo veçori ka të bëj në lidhje me kualifikueset e Kampionatin Evropian 2028 që me shumë mundësi do të luhet midis Uellsit, Anglisë, Irlandës, Skocisë dhe Irlandës së Veriut. UEFA njeh maksimumi vetëm dy vende për ekipet kombëtare pritëse dhe ai i vitit 2028 do të thyejë një “traditë” që ka zgjatur që nga viti 1960.

Për të mos shkaktuar polemika mbi kalimet e mundshme që u jepen dy nga pesë vendet pritëse, UEFA po shqyrton mundësinë e lejimit të të gjitha ekipeve kombëtare të përfshira të luajnë në kualifikuese, megjithëse padyshim që do të duhet të presim për njoftimin zyrtar më 10 tetor. Fakti që të pesë kombëtaret të luajnë në kualifikuese mund të bëjë që UEFA të caktojë dy vendet e rezervuara për kombëtaret pritëse nëse ata nuk arritën të kalojnë kualifikueset. Të pesë kombëtaret janë të gatshme të marrin pjesë në kualifikuese, duke marrë parasysh edhe rezultatet e regjistruara nga Gjermania në prag të Euro2024.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article