Eurokomisioneri Varhelyi: Procesi i Berlinit, platforma më e besueshme. Rajoni të integrohet ekonomikisht

1 year ago 20
14:05 06/10/2023

Komisioneri i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, e konsideron Procesin e Berlinit si platformën më të besueshme për angazhimin e BE-së për rajonin e Ballkanit me qëllim integrimin në union.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Varhelyi theksoi se Komisioni Europian do të vazhdojë të financojë projekte madhore në të gjithë rajonin.

“BE duhet të vijë në Ballkanin Perëndimor. Kemi diskutuar sot Procesin e Berlinit që është plotësuese për axhendën tonë të zgjerimit. Procesi i Berlinit është platfoma më e besueshme për angazhimin tonë për rajonin, sepse po flasim për projekte të mëdha politike, po flasim edh për jetën e përditshme të qytetarëve dhe se si do ta sjellim BE-në këtu në Ballkanin Perëndimor. Kemi bërë gjysmën e punës, kemi investuar 15 miliardë Euro në financime, rreth 54 projekte të mëdha investimesh që po tregojnë diferencën që sjellin ato, që BE tregon rezultate në punën e saj”.

Sipas eurokomisionerit, unioni do të financojë edhe një terminal të ri të gazit të lëngëshëm në Malin e Zi, si portë hyrëse për të gjithë Ballkanin.

“Kemi parë edhe me krizën e energjisë, ne mobilizuam1 miliardë Euro për të ndihmuar ata qytetarë të cënueshëm në mënyrë që të trajtonim çështjen e rritjes së skajshme të çmimeve. Mbështetja jonë do vijojë edhe për tranzicionin e suksesshëm të energjisë, mbështesim projekte për energjinë e rinovueshme, do përforcojmë transmetimin e energjisë elektrike, dhe kemi gati të financojmë terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi si në pikë hytëse në të gjithë rajonin”.

Verhalyi theksoi që i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet ekonomikisht, përpara integrimit në BE.

“Rajoni do duhet që të integrohet ekonomikisht. Me kërshëri presim marrëveshjen për tregun e përbashkët rajonal. Në rast se ne plotësojmë të 4 ato që i quajmë liritë, atëherë rajoni mund të krijojë vetë 1/3 shtesë të PBB-së. Ne kemi folur për zgjerimin edhe cila është mënyra më e mirë për t’u përgatitur. Komisioni do sjellë plan të ri për rritjen dhe ky plan do ketë për synim përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe do jetë mundësi për Ballkanin Perëndimor që këto vende të integrohen në tregun europian edhe përpara se të ndodhë integrimi në BE. Jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë, të sjellim edhe më shumë investime”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article