Europa League, Milan mund Rennes

7 months ago 13
Reklamë
12:15 16/02/2024

Roma barazon me Feyenoord

Milan arriti një fitore me vlerë ndaj Rennes në takimin e parë të Play Off në Europa League i luajtur të enjten në “San Siro”.

Skuadra e Pioli e mundi 3 – 0 ekipin francez falë golave të Loftus-Cheek dhe Leao. Lojtarët e Rennes edhe pse patën mundësitë e tyre për të shënuar nuk ia dolën. Ekipi tjetër italian, Roma barazoi 1 – 1 në fushën e Feyenoord, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.

Lukaku realizoi golin e 17 në 18 ndeshje të zhvilluara në Europa League. Shakhtar Donetsk barazoi 2 – 2 përballjen me Marseille me golat e realizuar të gjithë në pjesën e dytë.

Skuadra ukrainase e kishte ndeshjen e parë zyrtare pas 2 muajsh, pasi kampionati në këtë vend është pushim deri në fund të Shkurtit.

Fitore 2 – 1 për Benfica ndaj Toulouse. Një sukses i arritur në kohën shtesë për portugezët dhe falë 2 penalltive të realizuara nga Di Maria. Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article