Europiani i U-17 në Shqipëri, UEFA nis në Nëntor inspektimet

11 months ago 13
Reklamë
15:51 28/09/2023

Pasi i akordoi Shqipërisë organizimin e finaleve të Europianit të U17, UEFA do të nisë në muajin Nëntor të këtij viti inspektimet në terren.

Grupe pune do të vijnë vazhdimisht deri para nisjes së eventit për të verifikuar gjendjen e stadiumeve, fushave stërvitore, por jo vetëm.

Organizimi i finaleve të Europianit të moshave do t’i sjellë vendit përfitime, jo vetëm në sportin e futbollit.

Europiani i 17vjeçarëve do të mbahet në periudhën Maj-Qershor të vitit 2025.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article