“Eurot e Dashit binin, ministrat ëndërronin”, satira e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Ulsiu shkundi të vetët për lekët false, Mondi kërkonte të festonte me raki Boboshtice

9 months ago 5

Kronikë mielli e rënkimesh.

Ah e djeshmja filloi me një rënkim. Oh oh , eh , oh dëgjoheshin piskamat e habisë. Sapo në shteg të oborrit Dash Sula u shfaq monotonia mori arratinë. Mbi një setër mëkatet e botes kishte renditur. Grykësinë, korrupsionin, koprracinë me pikëllim Shën Françesku goditi. Paranë haram mbi kokat tona hodhi, ndërgjegje dallgë na i bëri. Gjithë ajo larushi në përkufizimin e vesit e shndërroi për të disatën herë në dashnor të epërm ndaj gjetjes dhe rënkues kur e virtytshmja trembet nga paudhësia.

Me befasinë si Skënderbeu turqërinë u hoqi pinin socialisteve këtyre hajdutëve të të drejtave tona. Kur njeriu nuk mund të bëjë gjeste sublime gjëra të vogla gjithsesi duhet të kryej.  Faqe njerëzisë po jap dëshminë. Kur “eurot” si shi binin mbi ne syri ndizej e bëhej çakerr, imagjinata oqean siç do të thoshte Ditmari për të Babos zemër.

Ato binin të shumtë si flokë dëbore dhe ministrat ëndërronin, erdhi e bekuara ditë që mos t’i marrim më tinëz po na i hedh Perëndia nga havaja.

Teksa Niko me Tezen kishin rënë në një përkundje të ëmbël, me sytë gjysmë mbyllur e gojën hapur, Ulsiu i shkundi, zgjohuni more ju plaçin sytë, sabër, se janë falso dhe jemi live.  Muçua me të vetët kishte erdhur që pa gdhirë bashkë me motrani e shoqëri të mazhorances.  Tao e këqyrte nga lart me mirënjohje. Ai nga poshtë me përulësi.  Në të dalë përkëdheljeve e darovitjeve të Kryezevendes Liderit Muli ju përgjigj ” të të vijë rënde, shiko shtëpinë tënde” dhe iku i ngrati duke rëndur drejt paturpësisë.  Ed Paloka i dha zë bilbilit e fjalës duke përkufizuar profumin e ri qe do përdorë mazhoranca në ditën e kiametit.

Edhe pse hymë në beteje me shumë pak trupa unë nuk u ngrita në lartësinë e detyrës, mbeta në prapavijë me kryqin e kuq, me të sëmurët, pleqtë dhe fëmijët. Gjykimi i Luan Baçit do rrahë mbi mua si tufan.  Elisa lëshonte namat e saj nga atje lart. Përgojuat petullat e mia, ja ky qe i hëngri rri si qengj, ju të tjerët mos u ngopshi, jua bëri Zoti qejfin miell e vezë boll.

Ç’të shihnim Genc Gjonçaj ishte bërë si burrë dëbore, i bardhë deri në verbim. Deputetet e Babos ja kishin zili, secili mendonte sikur të ishim ne në vendin e tij, heroi i ditës.  Nga larg dëgjohej zëri i Kryezevendes Liderit Muli i cili hepueshem i thoshte sot po të le me kaq të lyeva si qofte me miell, le të të hajë qeveria për drekë.

Kosta i Gramozit dhe Lindites u prek. Po unë ç’kam më pak apo ne akademiket nuk jemi kantidatë për dëshmorë, unë disa herë e kam rrezikuar jetën për Babon siç me ka hije, nejse nuk dua të vdes i mbuluar me miell psheretiu por me jatagan. Në kuzhinë kërkonte një pirun për mësymje po aty i kishin hequr armet e ftohta.

Këtë meditim e ndërpreu veza mbi makine e Taos që u përhap si reja bërthamore. Por ai njeri i mire, nuk u ndie. Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë Bora pyeti Anilen pse bëjnë kështu këta kundër Babos sonë, iii sa të këqij….! Anila i tha: Se ata nuk kanë pafajësi në sy si ti xhan, fali Zot se nuk dinë ça bëjnë. Mete ishte bërë sa një grusht dhe mërmëriste, ishallah nuk me kërkojnë ndonjë lek. Gonxhe dukej më i gjerë se i gjatë. Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë, Bela u ngrit vrikthi. Ajo tha ju mund të digjni gjithçka kot e kini se atë që kërkoni e kemi në mendje e zemër. Damua tundi kokën në shenje miratimi duke mërmëritur. Ata mund t’i shkatërrojnë karrigen por jo monumentet qe ka në shpirtrat tanë. Pranvera Resuli i tha ti je filozof! Damua pranoi me modesti. Etilda  puliti qerpikët e gjatë dhe pyeti apo jetojmë në kohëra epike? Po tha Toni, nuk është keq të mendojmë arkën e Noas. Unë me delet nuk rri tha Çuçi se me japin alergji. Majko pranoi se rri kudo si partizanet. Mimi di Puccini ju kujtoji se ishin misionarë dhe në arkë hynë të përzgjedhurit. Po unë po unë vrapoi të interesohej Klodi. Ti tek gijotina i tha Shalsi aty ku përngjashmëria është me e madhe. Kur te lodhesh ke Ermo qerrateshen për ndërrim.

Mes kësi rropullish ktheva kokën. Jorushi i Tabakeve si peshqesh na kishte lënë mungesën e vet të papërballueshme teksa nga Amerika na mësonte qysh bëhet zonjë Shqipëria me zërin e butë sherbet mbi bakllavanë e tharë. Dikush pyeti ku është Salianji? Lëreni dreqin çe doni ai është prurësi i fatkeqësive sapo me mori në tel e me tha që Babo do ndryshojë përsëri qeverinë i thashë një ministri. Ujë ujë pak ujë lypi.

Babos i lamë afat deri me 20 Shkurt të mbathë opingat e të bëhet sikter. Unë këmbëngula për hir të kronikes ti lëmë edhe dy tri ditë po Lideri në perspektive Gazi me vikati, tu thaftë goja që vë interesin e kronikes mbi atë të demokracisë! Në fund bëme bilancin me harxhet e Isuf Çelës bujar i lindur, duke debatuar rëndë me Mondin në duhet ta festonim fitoren e radhës me një kuvazir apo raki Boboshtice siç e kërkon tradita. Diatribes i dha fund toleranca e Kryezevendes Liderit. Ai tha secili çfarë ti lypë xhani dhe brrof ndeshem gotat.

Top Channel

Read Entire Article