FA Cup pritet të ndryshojë

10 months ago 44
22:39 02/12/2023

Do të hiqen ndeshjet e kthimit në turin e tretë dhe të katërt

Në Angli po mendojnë të rishikojnë formatin e FA Cup të paktën për raundet e parë. Sipas gazetës “The Times” ndeshjet e kthimit në turin e tretë dhe të katërt pritet të eliminohen që të zgjatet pushimi në dimër.

Ndryshimi i formatit të Champions League prej sezonit 2024-2025 dhe kalendari i të gjithë ndeshjeve ndërkombëtare vendosin në presion aktivitetet kombëtare.

FA Cup është turneu më i vjetër për klube në botë i themeluar në vitin 1871. Përveç prestigjit i jep mundësinë fituesit të marrë pjesë në grupet e Europa League.

Ndryshim pritet edhe në Kupën e Ligës së Anglisë që në gjysmëfinale të luhet vetëm 1 ndeshje nga 2 me sistem vajtje-ardhje që është në këtë moment.

Tv Klan 


Të ngjashme

Read Entire Article