Fanella e Greenwood bëhet më e shitura në histori të Getafes për vetëm një javë

1 year ago 40
Reklamë

Fanella e Greenwood bëhet më e shitura në histori të Getafes për vetëm një javë

Mason Greenwood i është rikthyer përsëri futbollit pas iu bashkua Getafes në formë huazimi për edicionin 2023/24 dhe vetëm një javë i është dashur 21-vjeçarit që ai të bëhet lojtari që ka shitur më së shumti fanella në histori të klubit madrilen.

Greenwood mund të bëj debutimin e tij në La Liga dhe të luajë ndeshjen e tij të parë profesionale të futbollit që nga janari i vitit të kaluar teksa Getafe do të jetë nikoqir i Osasunas të shtunën në mesditë me fillim nga ora 14:00.

Anglezit i është dashur vetëm një javë që të thyejë rekordin për numrin e fanellave të shitura.

🚨 Getafe sold more Mason Greenwood shirts in one week than any player in the club's history. 😳📈

(Source: @MikeKeegan_DM ) pic.twitter.com/2BuyFzr7Bo

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 15, 2023

Një ndër personat që luajtën rol kyç për ardhjen e Greenwood në Spanjë është bashkëkombasi i tij Jude Bellingham, i cili e ka propozuar që të vijë në kryeqytetin spanjoll.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i ekipit madrilen Jose Bordalas, i cili nuk kurseu fjalët e mira për yllin e ri të Real Madridit.

Rikthimi i tij i mundshëm në ekipin e Manchester United ngjalli reagime të mëdha tek komuniteti i fansave të këtij ekipi, me një pjesë të konsiderueshme të tyre që nuk dëshironin që anglezi të vishte më fanellën e “Djajëve të Kuq”./Telegrafi/

Read Entire Article