“Fatkeqësi që shqetësimet nuk i diskutojmë në Tiranë, por në Bruksel”, Tabaku: Shqipëria në udhëkryq prej 10 vitesh

9 months ago 7

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli për rubrikën “Opinion” në News24, zbardhi detaje nga takimi i 17-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Tabaku e nisi fjalën duke thënë se është fatkeqësi që shqetësimet për vendin tonë të mos diskutohen në Tiranë, por në Bruksel. Ndër të tjera Tabaku u shpreh se Shqipëria ndodhet në udhëkryq prej 10 vitesh.

Pjesë nga intervista në “Opinion”:

Tabaku: Është fatkeqësi që shqetësimet që kemi nuk i diskutojmë në Tiranë, por në Bruksel. Arsyeja ishte e qartë, që për sa i përket procesit të integrimit, ishte një mundësi e mirë për t’u ulur dhe për të diskutuar për problemet.

Pyetje: Cili ishte mesazhi që u morr nga kjo konferencë?

Tabaku: Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe kemi 10 vite që kemi humbur kohë. Kemi 10 vite që them u hapën apo nuk u hapën negociatat. Sot ndodhemi në një moment që kemi vështirësi në jetën parlamentar dhe jemi duke humbur mundësinë e një debati parlamentar normal.

Pyetje: A ka një shqetësim për Reformën në Drejtësi?

Tabaku: Elementi i dytë që ne theksuakam ishte lufta ndaj korrupsionit. PS kërkon të ngrejë një grup pune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article