“Feniksi” Rey Manaj – Nga hiri në majë, udhëtimi i mrekullueshëm drejt yjeve të Euro 2024

3 months ago 11
Reklamë

Gazeta spanjolle, “Mundo Deportivo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, që para pak vitesh ka qenë pjesë e Barcelonës B, duke pasur mundësinë që në disa raste të stërvitej me lojtarë të mëdhenj të ekipit të parë të “blaugranave”.

Manaj ka mbyllur një sezon fantastik në Superligën e Turqisë me Sivassporin duke shënuar 18 gola dhe 3 asistime në kampionat dhe duke qenë në listën e golashënuesve vetëm pas emrave të mëdhenj si Mauro Icardi dhe Edin Dzeko.

Sulmuesi shqiptar shënoi edhe kater gola tjerë në Kupën e Turqisë duke bërë që emri i tij të jetë i domosdoshëm në listën e Sylvinhos për Euro 2024, por edhe të përmendet shumë nga mediat evropiane.

Një nga to është edhe gazeta spanjolle Mundo Deportivo, e cila i ka kushtuar një artikull me titullin: “Nga skuadra B e Barçës te liga turke, kujdes për këtë rrezik potencial për Spanjën në Euro 2024”.

👑 El ex del Barça Rey Manaj, ‘rey’ de la liga turcahttps://t.co/3OBd4EoNxh

— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) May 30, 2024

“Si një Feniks, sulmuesi shqiptar Rey Manaj është ngritur nga hiri dhe synon të bëhet një nga lojtarët më të spikatur të Shqipërisë për “Euro 2024”, i drejtuar nga një fytyrë e njohur për tifozët e Barcelonës, Sylvinho”, thuhet në fillimin e tekstit të gazetës Mundo Deportivo.

Mundo Deportivo shton se “nuk ka qenë aspak fushë me lule për sulmuesin, i cili madje kaloi 6 muaj pa ekip, pasi ndërpreu kontratën me Ëatfordin në kampionatit anglez, në shkurt 2023. Ai që ishte lojtar i Barcelonës B nga viti 2019 deri në verën 2021 dhe diti të përfitonte nga “treni i fundit” që iu prezantua për të vazhduar në elitën evropiane”.

“Në vitin e parë në ligën turke, ai ka arritur të përfundojë një sezon mbresëlënës, duke marrë parasysh numrin e golave ​​të shënuar. Në fakt, Rey Manaj e ka përfunduar sezonin si golashënuesi i tretë më i mirë në elitën e futbollit turk, me 18 gola, pas dy golashënuesve të klasit botëror si Mauro Icardi (25 gola) dhe Edin Dzeko (21 gola)”, shton gazeta katalunase.

“Shifrat e sulmuesit shqiptar këtë sezon janë më inkurajueset: në 36 ndeshje që ka luajtur mes kampionatit dhe kupës, ai ka shënuar 22 gola (ka dhënë dhe 3 asiste). Pra, ka qenë thelbësore për Sivasspor, që skuadra e tij të përfundonte në vendin e shtatë në renditje. Puna e mirë si ‘9’ në Turqi i ka mundësuar Manajt të futet në listën e kombëtares shqiptare për Europianin e kësaj vere, rivalin e Spanjës në grupin B”.

“Sulmuesi ishte në prag të një rekordi me ekipin e parë, në vitin e parë të Ronald Koeman si trajner aty, më 2021. Manaj përfundoi një sezon të mirë me Barcelonën B, çka nuk kaloi pa u vënë re nga trajneri holandez, i cili e rekrutoi atë për përgatitjet parasezonale. Për shkak të situatës së vështirë financiare të klubit, u spekulua rreth një promovimi të mundshëm të shqiptarit në ekipin e parë”.

“Me situatën e tij në harresë, sulmuesi përfundoi duke u larguar nga “Can Barça” në ditën e fundit të tregut të transferimeve për te Spezia, atëherë në Serie A, si huazim. Performanca e tij ishte diskrete dhe përfundoi duke u kthyer në Barcelonë, më pas u largua si lojtar i lirë tek Watford”.

“Në kampionat, ai gjithashtu nuk arriti të tregonte veten dhe një dëmtim në mes të sezonit çoi në ndërprerjen e kontratës me anglezët, me marrëveshje të përbashkët”.

“Pas 6 muajsh pa ekip, verën e kaluar mbërriti si lojtar i lirë te Sivasspori. Tashmë, në moshën 27-vjeçare ka arritur ta rinisë karrierën e tij dhe të fitojë interesin e skuadrave nga Franca dhe Spanja. Në klubin e tij vlerësohet 15 milionë euro”, mbyll shkrimin për Mundo Deportivo. /Telegrafi/

Read Entire Article