Feronikeli ‘74 dhe Drita duan tri pikët, formacionet zyrtare

7 months ago 6

Feronikeli ’74 dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Shefki Kuqit vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe në udhëtim te Liria dhe synon fitoren e radhës për t’i ikur pozitës së barazhit.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit gjithashtu vjen nga një fitore dhe dëshiron tri pikët e radhës apo së paku rezultat pozitiv për të mbetur në hap me dy pozitat e para.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Feronikeli ’74: Meira; Mballow, Lladrovci, Bruqi; Morina, Avdyli, Rrahmani, Bardhoku; Berisha, Cërvadiku, Zoungrana

Drita: Maloku; Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka; Broja, Dabiqaj, Selmani, Baftiu, Ajzeraj; Krasniqi; 

/Telegrafi/

Read Entire Article