Ferrari skuderia më e vlefshme në F1, “kokëkuqja italiane” vlen 3.9 mld dollarë

1 year ago 30
Reklamë
21:00 21/07/2023

Në pistë nuk po shkëlqejnë, por Ferrari dominon edhe njëherë në klasifikimin special të skuadrave më të vlefshme të Formula 1. Përditësimi i fundit i revistës së specializuar, Forbes, e pozicionon kokëkuqen italiane në vendin e parë. Skuderia italiane ka një vlerë totale prej 3.9 miliardë dollarësh, duke lënë pas rivalët në kampionatin e shpejtësisë.  Ferrari dominon renditjen që prej vitit 2019, teksa shikon t’i afrohet skuderia Mercedes, e cila ka një vlerë në treg prej 3.8 miliardë dollarë. Podiumi special plotësohet nga Red Bull, me kompaninë austriake që pavarësisht asaj që dhuron në pistë nuk vlen sa rivalët. Ajo vlerësohet me 2.6 miliardë dollarë. 

Krahasuar me vitin 2019, Red ka rritur çmimin e aksioneve me 189% , me të ardhura që janë rritur në 680 milionë dollarë. Më mirë, për sa i përket rritjes së vlerës, ka dalë vetëm Mercedes , i cili pavarësisht se u rrit me 274% krahasuar me tre vjet më parë, nuk mundi të largonte nga kryesimi skuderinë italiane. Rritja ka qënë e lartë edhe në vlerën e përgjithshme të skuderive të Formula 1, duke shkuar nga 500 milionë dollarë në vitin 2019 në gati 2 miliardë dollarë këtë vit. Rezultatet pozitive kanë mbërritur si pasojë edhe e menaxhimit nga Liberty Media, e cila e bleu në vitin 2017 dhe me ndryshimin e rregullave dhe garave ka rritur edhe vlerat e skuderive.

Të ngjashme

Read Entire Article