Festa e tifozëve të River Plate

1 year ago 31
Reklamë
20:00 16/07/2023

Tifozët argjentinas të River Plate mbushën sheshin qendror të Buenso Aires, pasi skuadra e tyre u shpall kampione e vendit. “Los Milionarios” mposhtën 3-1 Estudiantes de la Plata.

Fansat u mblodhën rreth monumentit të Obeliskut, ku mbanin veshur fanella me ngjyrat e bardha, të kuqe dhe të zeza, duke kënduar e brohoritur për suksesin e madh.

River Plate luajti kundër Estudiantes de la Plata në stadiumin Monumental përpara 85,000 tifozëve dhe triumfoi falë golave të Nicolas de la Cruz, Lucas Beltran dhe Esequiel Barco.

Me këtë titull, skuadra e drejtuar nga Martin Damichelis siguroi trofeun e 70-të në histori, ndërsa e konsolidon statusin si një nga klubet më popullore, e po ashtu më të suksesshme të Amerikës latine.

Triumfi për argjentinasit  erdhi dy javë përpara përfundimit të kampionatit. Për River Plate ky është titulli kampion i 38 në histori, 3 më shumë se sa rivalët historikë të Boca Juniors.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article