Festë elektrizuese në sheshet dhe rrugët e Tiranës

10 months ago 52
00:03 21/11/2023

Ngjyrat kuqezi ‘pushtojnë’ kryeqytetin, Kryeministri Rama ndjek spektaklin nga tribunat

Festimet e kualifikimit në Euro2024 kanë qenë të shumta në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Kryeqyteti u pushtua nga ngjyrat kuqezi, teksa nuk munguan as fishekzjarret. Në sheshin Skënderbej sportdashësit festuan me këngë e valle. Një numër i madh makinash veshur me flamur kuqezi pushtuan rrugët, ku me brohori e bori makinash qytetarët festuan suksesin historik.

Ndërkohë në stadiumin Air Albania ishte organizuar një festë e madhe me rastin e kualifikimit të Kombëtares kuqezi në Evropian me fishekzjarre dhe fjalime të trajnerit Silvinjo dhe lojtarëve të Kombëtares. Në tribuna ishte edhe Kryeministri, Edi Rama.

Kombëtarja shqiptare e futbollit shënoi një kalim historik për në kampionatin Europian që do të mbahet në Gjermani. Edhe pse barazoi në ndeshjen e fundin përballë një ekipi modest si Ishujt Faroe, kuqezinjtë arritën të mbanin kreun e grupit E.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article