Festimet e Vitit të Ri 2024 në mbarë botën – përmes fotografive

10 months ago 27

Njerëz nga e gjithë bota kanë festuar ardhjen e Vitit të Ri 2024 në mënyra të ndryshme.

Dhe festimet vijnë edhe pse konfliktet e vazhdueshme të globit ngrenë shqetësime për sigurinë dhe çuan në festime të heshtura apo edhe të anuluara, përcjell Telegrafi.

Zelandezët e Re ishin ndër të parët në botë që festuan ardhjen e vitit 2024 me një shfaqje fishekzjarresh në Auckland.

Sydney, qyteti më i madh i Australisë, priti ardhjen e vitit 2024 me një shfaqje masive të fishekzjarreve për të shënuar 50-vjetorin e Shtëpisë së saj të famshme të Operas.

Fishekzjarret ndriçuan qiellin e natës dhe u shoqëruan nga një dritë lazer dhe shfaqje animacioni gjatë festimeve të Vitit të Ri në Tokio.

Nga Bangkoku në Pekin, Stamboll, Londër, Mumbai dhe Paris, miliona në mbarë botën iu bashkuan festimeve.

Më poshtë ua sjellim disa imazheve se si bota i dha lamtumirën vitit 2023 dhe mirëpriti Vitin e Ri 2024. /Telegrafi/

Parisi e priti 2024-ën me një shfaqje mahnitëse fishekzjarresh.
Fishekzjarret ndriçojnë qiellin mbi Mynih, Gjermani.
Fishekzjarret shpërthyen mbi Big Ben në Londër
Fishekzjarret shpërthejnë mbi urën e portit të Sydney dhe Shtëpinë e Operës së Sidneit, gjatë festimeve të Vitit të Ri në Australi.
Një grua i bashkohet festimeve për vitin 2024 në Kuala Lumpur
Pamje gjatë festës së Vitit të Ri në Parkun Shougang në Pekin

Fishekzjarret ndriçojnë gjirin Marina përpara festimeve të Vitit të Ri në Singapor.

Njerëzit marrin pjesë në një ceremoni për të festuar Vitin e Ri në Seul, Koreja e Jugut.
Njerëzit bëjnë foto ndërsa Indonezia mirëpret vitin 2024 në rrethrrotullimin e Bundaran Hotel Indonesia në Xhakartë.
Fishekzjarret shpërthejnë mbi Qendrën Rockwell në festimin e Vitit të Ri në Makati, Metro Manila, Filipine
Njerëzit lëshojnë balona përpara Kullës së Tokios gjatë një ngjarjeje numërimi mbrapsht.
Read Entire Article